Në një komunë, drejtori i shkollës, ka ndaluar një të punësuari që ai dhe e gjithë familja e tij të paraqiten nesër në votime. Sipas kësaj dëshmie, ai “nuk qenka votues i sigurt”. Në grindjen mes drejtorit dhe të punësuarit, kanë qenë prezentë edhe të punësuar tjerë në institucion.
CIVIL përsëri u bën thirrje të gjithë aktorëve në procesin zgjedhor. Të ndërpresin presionet mbi votuesit, ndërsa qytetaret dhe qytetarët i ftojmë të vazhdojmë me paraqitjet e tyre për parregullsi, presione dhe ryshfet, dhe si çdo herë, u garantojmë anonimitetin.
Nga fillimi i heshtjes zgjedhore, deri te CIVIL kanë arritur rreth tridhjetë raportime nga vëzhguesit zgjedhor, si dhe dhjetëra paraqitje nga qytetare dhe qytetarë, për shkeljen e heshtjes zgjedhore dhe presione mbi votuesit. Vërehet se partitë politike sillen në mënyrë të ngjashme, nëse jo edhe më keq, në krahasim me proceset e kaluara zgjedhore. Në këtë lajmërim deri te publiku dorëzojmë zgjedhje nga rastet e paraqitura në CIVIL deri në orën 14.
Në fshatin Podaresh, komuna Radovish, për momentin po ndërtohet rrugë, që paraqet shkelje e heshtjes zgjedhore. Situatë e njëjtë është vërejtur edhe në fshatin Miravcë, komuna Gjevgjeli.
Të punësuar në një komunë të Shkupit, për momentin në mënyrë të organizuar paraqiten te votuesit dhe ushtrojnë agjitim dhe presion, sipas vëzhguesit mobil të CIVIL.
Të njëjtën e shënon edhe vëzhguesi nga fshati Mateç, komuna Likovë, i cili lajmëron për shkelje të heshtjes zgjedhore nga ana e dy partive politike në këtë fshat.
Gjatë heshtjes zgjedhore, në lagjen Maxhari të Shkupit, është paraqitur material i shtypur me fushatë të zezë kundër liderit opozitar Zoran Zaev, në të cilin shkruan se ai do ta kantonizojë Maqedoninë.
Në Lisiçe të Re, nëpër pole valojnë flamujt e VMRO –DPMNE , gjatë heshtjes zgjedhore.
Vëzhguesit tonë nga Kërçova lajmërojnë se në Komisionin Zgjedhor Komunal sundon rrëmujë dhe se disa anëtarëve të Bordeve Zgjedhore nuk u lejohet qasja deri te ambientet të cilat rregullohen materialet zgjedhore, nuk dihet se cilat persona të sëmurë dhe të moshuar do të votojnë, ndërsa ekzistojnë edhe indikacione se votohet në emër tjetër.