CIVIL- Qendra për Liri sot ka mbajtur konferencë për shtyp para Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pas të cilës ka tentuar që ndonjë përfaqësuesi të këtij institucioni t’i dorëzojë raste të dokumentuara të personave të “zhdukur” nga Lista e Votuesve. Me befasi të madhe dhe të pakëndshme, kuptuam se në KSHZ nuk ishte askush që mund të pranojë materialin të ciline ka përgatitur ekipi i CIVIL, me tentim t’u ndihmojë së paku njëqind qytetareve dhe qytetarëve që të mund ta realizojnë të drejtën e tyre. Në KSHZ nuk ishte askush. Në cilën adresë gjendet KSHZ?