Partitë politike i shfrytëzojnë tre ditët e fundit nga fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për prezantimin e programeve zgjedhore, përmes tubimeve dhe takimeve me qytetarët në gjithë vendin.
LSDM dhe koalicioni “Për jetë në Maqedoni” sot do të mbajnë tubime në Shuto Orizare në ora 12 , dhe në Çair në ora 19.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të kenë tubime në Gjorçe Petrov në ora 17,30 dhe në Kumanovë në ora 20.
PDSH do të mbajë tubim në Strugë, në Shtëpinë e Kulturës, në ora 16,30.
“Aleanca për Shqiptarët” do të mbajë tubimin në Gostivar, në ora 19.
Koalicioni “Për ndryshime dhe drejtësi” do të mbajë tubim para Komunës së Kisella Vodës në ora 17, dhe do të ketë takime edhe me qytetarët në Komunën Karposh.
Bartësi i Listës së kandidatëve të Koalicionit “VMRO për Maqedoninë”, në Njësinë e Parë Zgjedhore, Den Donçev, do të jep deklaratë para Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” në ora 12.