Vëzhguesit e CIVIL paraqesin edhe një rast të keqpërdorimit të fëmijëve dhe të rinjve në fushatën zgjedhore. Kësaj here, një nga tubimet e tyre, BDI e ka organizuar në shkollën “Alija Avdoviq” në Batincë.
Në regjistrimet të cilat arritën në adresën e CIVIL, fëmijët janë në plan të parë, në momentin kur lideri i BDI, Ali Ahmeti u drejtohet të pranishmive.
Pavarësisht nga kërkesat e CIVIL që fëmijët të mos shfrytëzohen për qëllime politike dhe të përjashtohen nga procesi zgjedhor, për fat të keq, ky është rasti i 19, i keqpërdorimit që kemi pranuar nga vëzhguesit tonë.
CIVIL, disa herë me këmbëngulje ka kërkuar të ndalohet me manipulimin me fëmijët dhe me shfrytëzimin e shkollave si vende për fushatë politike dhe propagandë partiake.
Për fat të keq, kjo traditë “famëkeqe” vazhdon edhe më tej, ndërsa, siç informojnë vëzhguesit nga terreni, në mënyrë të ngjashme sillen edhe partitë tjera politike.
Biljana Jordanovska