Një numër i madh i bashkëqytetareve dhe bashkëqytetarëve tonë të cilët jetojnë jashtë vendit, këto ditë interesohen se si mund të kyçen në vëzhgimin zgjedhor të CIVIL.
Procedura për akreditimin e vëzhguesve nga Maqedonia dhe nga jashtë, është e thjeshtë. Duhet të dorëzohet emri dhe mbiemri, me alfabet cirilik, dhe me alfabetin i cili është i përdorur në dokumentet e udhëtimit, si dhe numri i dokumentit të vlefshëm për udhëtiim. Kjo është e tëra.
Të dhënat duhet të dërgohen në [email protected] ose të mbushet aplikimi në ueb faqen #ZgjedhjetëLira (klikoni vegëzën). Mbushja e aplikimit zgjat rreth dy minuta. Kjo mund të bëhet edhe përmes telefonit celular.
Afati për paraqitjen e të gjithë të interesuarve për vëzhgim zgjedhor, mbaron të enjten, 1 dhjetor, ora 16. Trajnimi për vëzhguesit do të mbahet gjatë fundjavës (3 dhe 4 dhjetor) për ata që jetojnë në Maqedoni, derisa për vëzhguesit jashtë vednit, trajnimi do të mbahet onlajn, në fillim të javës së ardhshme.