Ambasadorja Gjermane, d-r Kristine D. Althauzer e cila e hapi konferencën “Zgjedhje të Lira 2016”, në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri, në fjalimin e saj, porositi se nënshkrimi i Kodeksit për zgjedhje të drejta nga ana e liderëve të partive politike, është shumë i rëndësishëm, por se edhe më me rëndësi është implementimi i këtij dokumenti në praktikë, si dhe, se puna e vërtetë në Maqedoni fillon pas 11 dhjetorit.
“Për më pak se tre javë, shteti do të përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Para dy ditë, njëmbëdhjetë parti politike dhe koalicione, të cilat do të jenë pjesë e zgjedhjeve, në hapësirat e KSHZ kanë nënshkruar Kodeksin për Zgjedhje të Drejta. Ata u obliguan se do ti respektojnë rregullat zgjedhore, dhe të mos ushtrojnë presione mbi punëtorët shtetëror ose të punësuarit në kompanitë me kapital shtetëror”, porositi Ambasadorja Gjermane.
“Periudha e fushatës zgjedhore është e shkurtë, por e rëndësishme. Pas 11 dhjetorit, puna nuk do të jetë e kryer, në fakt, ajo sapo fillon. Me implementimin e reformave, shteti duhet t’i kthehet drejtimit euroatlantik”, tha zonja Althauzer.