CIVIL-Qendra për Liri sot në mesditë në qendrën e Shkupit ( në kalimin te “Paleta”), do të vendosë info-stendë në të cilën qytetarët dhe qytetaret do të mund të informohen për mundësinë të bëhen pjesë e ekipeve të monitorimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përveç materialeve informative, në stendën Shkupjanët dë të mund të nënshkruajnë deklaratë për mbështetje të CIVIL, si dhe të paraqiten për vëzhgues afatshkurtë në ditën e zgjedhjeve. Të gjithë të interesuarit, aplikimet e tyre mund t’i dërgojnë në vegëzën.
Në periudhën e ardhshme, CIVIL do të mbajë edhe seminare për vëzhguesit e paraqitur afatshkurtë.