Sot, në ditën e festimit të Ditës së Alfabetit Shqiptar, janë thyer qelqet e derës së Muzeut të Alfabetit Shqiptar në Manastir. Në derën e thyer janë ngjitur posterë me luan i cili me shpatë ia pren krerët shqiponjës. Në posterin tjetër, të vendosur mbi përkujtimoren, shkruan “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë!” dhe është shkarravitur simboli shqiptar, shqiponja dykrerëshe.
Ky akt vandal ka ndodhur në fillimin e fushatës politike për zgjedhjet e ardhshme, dhe me siguri do të ndikojë për pezullimin e mëtejmë të trazirave ndëretnike.
Analitiku Ramadan Ramadani, për CIVIL-Media dje deklaroi se tentimi i Artan Grubit nga BDI, për skandimin për UÇK, gjatë paraqitjes së kandidatëve partiak në zgjedhjet e ardhshme – është porosi deri te VMRO-DPMNE, që “të punojnë” në tema siç janë –federalizimi, dygjuhësia, dhe t’i shmangen temës më të rëndësishme të zgjedhjeve të ardhshme – kriminaliteti dhe uzurpimi i shtetit”
Vallë përmes provokimit me thyerjen e dyerve të Muzeut të Alfabetit Shqiptar në Manastir, në fakt është përcjellur porosi e re , në drejtim të kundërt për partnerët koalicionues të deridjeshëm nga BDI (ose PDSH, pa dallim). Nëse fushata menjëherë filloi me ushtrimin e nacionalizimit dhe me luajtjen e letrës së urrejtjes kundër “të ndryshmive”, vallë do të merr dikush guximin të prognozojë se çfarë do të ndodh deri, dhe pas 11 dhjetorit?!
D.Muratov