Nga fillimi i fushatës zgjedhore, deri sot, në CIVIL për çdo ditë arrijnë reagimet e qytetareve dhe qytetarëve të cilët paraqesin parregullsi, presione, kërcënime në administratën shtetërore në shumë komuna anembanë Maqedonisë.
Qytetaret dhe qytetarët janë të revoltuar për shkak se komisioni Shtetëror Zgjedhor, siç thuan, nuk ndërmerr masa dhe nuk i shlyen “fantazmat” nga vendbanimet e tyre. Ka raste të ndryshme. Paraqiten “fantazma” të reja të cilët nuk janë të shlyer pavarësisht revidimit të Listës së Votuesve. Në rast tjetër, “fantazmat” e vjetra janë shlyer, mirëpo ka paraqitje të tjerëve. Në një familje paraqiten edhe nga 7-8 “fantazma”. Qytetarët paraqesin dyshet e tyre, d.m.th. “fantazmën” e tyre i cili ka numrin amzë të njëjtë, emrin, mbiemrin, por me adresë të ndryshme.
Komuna Resnje është shembull eklatant për praninë e “fantazmave”. Në këtë komunë, përveç qyteti, ka edhe 43 vende rurale, por 39 nga ato janë vende të banuara aktive. Në Listën e Votuesve janë të evidentuar 17.011 votues, ndërsa 1000 janë “fantazma”.
Ja disa shembuj:
Vendvotimi 1651, fshati Nakolec, ka gjithsej 262 banorë. Sipas regjistrimit nga viti 2002, ndërsa tani janë të evidentuar 325 votues. Vendvotimi 1652 i cili përfshin banorët e dy fshatrave: Krani dhe Arvati, realisht me 553 banorë, ndërsa janë të evidentuar 702 votues. Vendvotimi 1649, në fsh. Brajçino është me 134 banorë – 180 votues. Në këtë vend të banuar, sipas gjetjeve tona, jetojnë 60 banorë, dhe mezi një person në vit arrin adoleshencën. Vendvotimi 1670 në fsh. Stenje, mes tjerash ka 8 votues nga fsh. Oteshevë. Ndërsa Otesheva nuk ka banorë, sepse lagje turistike ku njerëzit shkojnë gjatë verës për fundjavë ose pushime. Vendvotimi 1659 në fsh. Grnçare ka gjithsej 417 banorë, por 644 votues.
Tre qytetarë të Resnjes të cilët kanë regjistruar “fantazma” në adresat e tyre, i kanë paraqitur rastet me kohë. Kanë dorëzuar ankesa deri te KSHZ, por nuk ka pasur efekt. Ndërkohë që një nga tre qytetarët ka vdekur, ndërsa familjarët e tij thonë se është shlyer urgjentisht nga Lista e Votuesve, ndërsa “fantazmat” akoma janë aty.
Nga Komisioni Zgjedhor Shtetëror nuk ka përgjigje, edhe pse vazhdimisht i paraqesim këto raste. Më 28 nëntor në mëngjes, pikërisht para konferencës, CIVIL ka pranuar përgjigje nga KSHZ, se në fakt nuk ka mekanizëm, nuk ka mënyrë për shlyerje të “fantazmave” nga Lista e Votuesve, për arsye se personat që kanë letërnjoftime të lëshuara nga MPB, janë valide. Gjetjet e prezantuara këtu, janë vetëm një pjesë nga rastet deri te të cilat ka arritur CIVIL në shtatë ditët e kaluara nga fillimi i fushatës zgjedhore.
(Konferencë për shtyp e CIVIL, Shkup, 28 nëntor, ora 10:30)
Monika Taleska