Ekipi i CIVIL –Qendrës për Liri, në kornizat e projektit “Vëzhgojmë!”, sot nga ora 12:00 deri ora 13:30, do të vendosë info –stendë në qendër të Shkupit, afër kalimit te “Paleta”. Aktivistët do të ndajnë materiale informative të qytetareve dhe qytetarëve. Që të informojnë se si të bëhen pjesë e ekipeve vëzhguese për vëzhgim zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe do të jenë në dispozicion për biseda në tema nga konteksti zgjedhor.
Qytetaret dhe qytetarët do të kenë mundësinë të informohen edhe për pozitat e hapura për vëzhgues afat-shkurtë (për ditën e zgjedhjeve). Gjithashtu, të gjithë të interesuarit, aty për aty, përmes bisedës me përfaqësuesit e CIVIL, do të mund të informohen për të drejtën e tyre votuese, për aktivitetet aktuale të CIVIL, dhe me siguri, nëse kanë njohuri dhe dëshmi për parregullsi zgjedhore, ti paraqesin ato dhe të mbeten anonimë.
Projekti”Vëzhgojmë!” është i mbështetur nga Ambasada e SHBA.