Përfaqësuesi i koalicionit të “Aleancës për Shqiptarët, në konferencën “Zgjedhje të Lira 2016”, në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri, theksoi se votuesit shqiptarë për momentin janë nën presion të fuqishëm të BDI. Ai tha se pas dy ditëve të para nga fushata, menjëherë mund të vërehet se sa do të jetë e shtrenjtë, dhe ftoi të analizohet prejardhje e mjeteve me të cilat partitë i financojnë fushatat e tyre.