Liljana Popovska nga DOM, në konferencën “Zgjedhje të Lira 2016” në organizim të CIVIL-Qendrës për Liri, theksoi se me mundësinë unikate të gjitha partitë të kenë mundësinë për inspektim në Listën e Votuesve, është e mundur të ndikohet mbi votimin e “fantazmave”.
Edhe pse theksoi se nuk dëshiron që të destimulojë ose demotivojë asnjë njeri, ajo tha se në ditën e zgjedhjeve nuk pret ndonjë dallim të madh mes dy koalicioneve më të mëdha në bllokun Maqedonas, por i ftoi të gjithë qytetarët të votojnë dhe t’i ndëshkojnë partitë e pushtetit për çdo gjë që u dëgjua nga “bombat”.