Organizata joqeveritare CIVIL vepron plotësisht në bazë të mandatit të saj, në kuadër të rregullativës ligjore, për të monitoruar procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë në tërësi, në çka përfshihet edhe ndjekja dhe komentimi i punës së KSHZ-së. Këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen, me qëllim që Maqedonia të vijë në një situatë që në vend të mbahen zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, si një interes më i lartë publik i demokracisë në Maqedoni.
Vitet e kaluara dhe përvojat e pakëndshme kanë treguar se është e nevojshme ndjekje e vazhdueshme dhe e hollësishme e punës së KSHZ-së edhe nga sektori joqeveritar që është i specializuar për këtë, për të shmangur përsëritjen e gjendjes, në të cilën KSHZ-ja ishte krahu i zgjatur i partive në pushtet. Për më tepër, për parregullsitë zgjedhore dhe shkeljet e legjislacionit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë në këtë moment po zhvillohen procedura hetimore me bazë të madhe të provave për kryerjen e veprave penale të rënda nga fusha e krimit të organizuar, e të cilat kanë të bëjnë me më tepër procese të kaluara zgjedhore.
Prandaj, ne nuk kemi ndërmend të përmbahemi nga sugjerimet dhe paralajmërimet për lëshimet në punën edhe të përbërjes aktuale të KSHZ.
CIVIL ekziston për të mbrojtur interesat demokratike të qytetare(ë)ve të Republikës së Maqedonisë, e jo për pëlqimin apo mospëlqimin e anëtarëve të KSHZ-së.