Informacione të reja për mënyrën, në të cilën po organizohen kundër-protestat në mbarë vendin, vazhdimisht po arrijnë në CIVIL.
CIVIL erdhi deri te informacione për mobilizim agresiv në mesin e anëtarëve partiakë të VMRO DPMNE-së të punësuar në administratë, të cilët marrin urdhra për prezencë të detyrueshme në kundër-protestat që u organizuan ditëve të fundit në Shkup. Arrijnë dëshmi të reja se kjo po ndodh edhe në qytetet tjera, ku në organizim të GDOM prej dje filluan të organizohen kundër-protesta.
Kundër-protesta në Veles, e cila për herë të parë u organizua mbrëmë, ishte me mbështetje të aktivistëve partiakë nga Kavadari dhe Sveti Nikolla.
Vërtetim për këtë janë furgonët me targa regjistruese nga këto qytete që kanë arritur në Veles pak para fillimit të kundër-protestës.
Kundër-protesta u mbajtën dje edhe në Shtip, si dhe në Manastir. Sipas vëzhguesve afatgjatë të CIVIL-it nga Shtipi, pjesa më e madhe e kundër-protestuesve nuk janë banorë të këtij qyteti. Në Manastir, sipas informacioneve të ekipit mobil të CIVIL-it, pjesa më e madhe e kundër-protestuesve janë të punësuar në KEM (REK), të cilët kanë qenë prezent së bashku me drejtorin gjeneral të KEM-it.
Mobilizimi ka vazhduar edhe për kundër-protestat e sotme në Manastir. Mesazhe me falënderime për praninë deri te punonjësit në administratë, të cilët as që kanë qenë prezent në kundër-protestat e djeshme, si dhe udhëzime për aktivitetet e sotme, arrijnë gjatë ditës.