Në vend të protestës para ndërtesës së komunës, siç ishte rasti në pesë ditët e kaluara, sot në Manastir, manastirasit e pakënaqur formuan Plenum Qytetar. Në Kuvendin e Plenumit, në të cilin kishte rreth 250 të pranishëm, fjalën e morën dhjetëra qytetarë dhe qytetare.
Siç informuan vëzhguesit afatgjatë dhe ekipet mobile të CIVIL- Qendrës për Liri nga ky qytet, Plenumi është formuar si vend për shkëmbimin e ideve dhe propozimeve se si të veprohet më tutje. Propozimi për t’i bllokuar udhëkryqet menjëherë u realizua dhe u bllokua udhëkryqi para shadërvanit. U bllokua rruga kryesore, ndërsa në bllokadë kyçeshin edhe qytetare(ë)t të cilët në atë moment kalonin në atë lokacion. Plenumi, pas vendimit paraprak, vazhdoi përpara shtëpisë së kryetarit të komunës, Vlladimir Taleskit, ku përmes protestës paqësore, e shprehi revoltën e tij. Protesta para ndërtesës në të cilën jeton Taleski, ishte nën sigurim të fuqishëm policor.
I njëjti parim i veprimit është i paralajmëruar për nesër në ora 19, para Shtëpisë së Oficerëve, ku do të fillohet përsëri me dhënie të propozimeve dhe votim të tyre prej qytetarëve.
Sonte në Manastir, në organizim të GDOM-it, u mbajt edhe kundër-protestë. Kundër-protestuesit u mblodhën në sheshin “Magnolija” dhe u drejtuan drejtë selisë së LSDM-së në Manastir.