CIVIL – Qendra për Liri përshëndet iniciativën për të vazhduar negociatat për tejkalimin e krizës politike, kësaj radhe në Vjenë.
Por, duke pasur parasysh dështimin e negociatave të cilat zhvilloheshin edhe gjer tani, mospërmbushjen dhe dhe opstruksionin e zabtimit të Marrëveshjes për të kapërcyer krizën politike, vazhdimi i negociatave duhet të marrë një format dhe dinamikë të ndryshme. Puna e Prokurorisë Speciale Publike është nën bllokadë të vazhdueshme, mediat janë ende nën kontroll të fuqishëm nga pushteti, ndërsa partia dhe shteti nuk janë të ndarë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mundësinë që Presidenti të amnistojë njerëz të cilët kanë kryer vjedhje zgjedhore, e menjëherë pas tij edhe vendimi i Presidentit për të falur të dyshuarit për abuzime, korrupsion, krimin dhe vjedhje zgjedhore, paraqesin një goditje të rëndë ndaj përpjekjeve për të rivendosur sundimin e ligjit në vend.
Aktivitetet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, duke përfshirë edhe aktivitetet që lidhen me pastrimin e Listës së Votuesve, nuk lënë hapësirë për një minimum prej besimit në cilësinë e përgatitjes së procesit zgjedhor.
Numri i madh i rasteve të abuzimit dhe presioneve partiake, kërcënimeve dhe shantazheve ndaj të punësuarve në administratë janë të gjerësisht të përhapura dhe të evidentuara nga vëzhguesit e CIVIL.
Keqpërdorimi i kategorive të ndjeshme të qytetareve dhe qytetarëve, para së gjithash, të kategorive të rrezikuara sociale vazhdon me tempo të pa ngadalësuar.
Në rrethana të tilla, e përsërisim të njëjtin qëndrim të cilin organizata jonë e kishte para fillimit të negociatave në Përzhino. Nuk ka se përse të pranohen në negociata përfaqësues të pushtetit, për të cilët ka indicie serioze se janë gjeneratorë të krizës së sistemit dhe të abuzimeve të rënda të pushtetit.
Një pjesë e negociuesve në këtë proces nuk kanë kredibilitet dhe nuk përfaqësojnë interesat as të shtetit, e as të qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, por vetëm interesat e tyre personale – për të shmangur përgjegjësinë politike dhe ligjore.
CIVIL kërkon negociata në interes të qytetarëve, e jo për shpëtimin e politikanëve të diskredituar dhe të dyshuar për krim!
Në këtë kuptim, CIVIL kërkon përfshirjen sa më tepër partive politike dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile, organizatave, lëvizjeve dhe iniciativave, për përfaqësim më të drejtpërdrejtë të interesave të qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.