Në protestat e sotme prodemokratike, demonstruesit pas arritjes përballë Parlamentit u drejtuan për në sheshin “Maqedonia”.
Edhe këtë herë, ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit e revoltuar sërish “ngjyrosën” portën triumfale.
Në këtë protestë edhe një aksion i ri: në shatërvanin “barokian” të monumentin “Luftëtari mbi kalë” ishte hedhur deterxhent “Biljana”, si simbol i akuzave të larjes së madhe të parave përmes “Shkupit 2014”.
Pas një qëndrimi në sheshin kryesor të qytetit, demonstruesit u nisën drejt Ministrisë së Kulturës.