Me mbështetje për protestat prodemokratike u paraqit edhe ish-ambasadori i BE në Maqedoni, Ervan Fuere.
Në Facebook profilin e Presidentit të Civil, Xhabir Deralla, nën tekstin për protestat e sotme, Fuere ka shkruajtur koment – “në shpirt me ju nga Brukseli”.
Kjo nuk është hera e parë që ish-ambasador të solidarizohet me protestat në Maqedoni. Mbështetje ai dha edhe gjatë protestave për Martin Neshkovskin në vitin 2011, si dhe vitin e kaluar gjatë protestave të majit, të shkaktuara nga “bombat” me bisedat e përgjuara të botuara nga opozita.