“Morri fund Nikolla!”, “Mjaft më heshtje!” “Mbroni mafian!”, “Burg për fashistët!” janë brohoritjet me të cilat demonstruesit e parë të mbledhur para zyrave të Prokurorisë Speciale u nisën drejt Kuvendit, në ditën e katërt të protestave qytetare(ë)ve kundër regjimit antipopullor që pamundëson kthimin e sundimit të ligjit në Maqedoni. Në protestën e sotme është vërejtur edhe prania e gardianëve jozyrtarë për mbajtjen e rendit.
[youtube width=”600″ height=”344″]https://www.youtube.com/watch?v=Edxv4X1hXxo[/youtube]
Sikur në protestat e deritanishme, protestuesit kërkojnë anulim të shpalljes të zgjedhjeve të parakohshme palamentare, dorëheqjen e menjëhershme të presidentit Gjorge Ivanov, “për shkak të përpjekjes së turpshme për të penguar drejtësinë dhe për të liruar kriminelët”, si dhe formimin e qeverisë eksperte që do të përgatisë dhe organizojë zgjedhje vërtetë të lira, të besueshme dhe demokratike dhe do të ndihmojë drejtësinë të hyjë në fuqi në Maqedoni, edhe në rastet e politikanëve dhe të fuqishmëve, për të gjitha krimet e tyre të kryera.