Përderisa qytetarët protestonin qetë në relacionin Kuvend – Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, në një moment, rreth njëqind njerëz të rinj, me gurë, shishe, mjete të forta, papritmas filluan të hedhin mbi policinë. Sulmi mbi policinë ngjante me incidentet e 5 majit, kur vandalët e maskuar gjuanin me gurë, madje edhe mbi vajzat dhe gratë që i mbronin policët.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=bfUNN9YH5rs[/youtube]
Përderisa zgjaste përleshja, u lënduan disa pjesëtarë të forcave speciale, ndërsa kameramani i CIVIL Media është i lënduar në këmbë. Protestuesit thërrisnin “Ktheni paratë!”, “VMRO k.. të hani’’, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe!” …
Derisa vandalët gjuanin me gurë drejt forcave speciale, grupi tjetër i qytetarëve i kundërshtonte dhe erdhën deri te incidenti i vogël fizik mes protestuesve. Qytetarët komentuan se vandalët janë qëllimisht të dërguar, vetëm për të nxitur incidente dhe për të njollosur protestën qytetare. Kordoni policor, me cisternë me “top uji” prapa tij, i theu protestuesit në udhëkryqin para “Palloma Biankës.”
Pastaj, protestuesit u drejtuan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.