Faton Aliti nga PPD, në diskutim publik “Pluralizmi dhe kriza politike”, në fjalimin e tij tha se një nga kushtet për zgjedhje është edhe nevoja për ligjin e medias, si dhe vetëdijesimi në mesin e punonjësve të medias për vetë-rregullim.
“Assesi nuk mund të flasim për kushte minimale për zgjedhje. Nevojitet ligji për mediat, por ai ligj nuk do të zgjedhë si një shkop magjik këtë problem. Nevojitet vetëdije edhe në mesin e gazetarëve dhe redaktorëve … Këtu është edhe raporti i Priebes, i cili nuk është zbatuar. Nëse mbledhim të gjitha këto, vijmë në përfundim se në kohën që ka mbetur nuk do të krijohen kushte për zgjedhje më 5 qershor. Propozimi për qeveri të ekspertëve është i mirë, por kjo qeveri nuk mund të qeverisë gjatë, sepse afrohen edhe zgjedhjet lokale “, tha Aliti.
[youtube width=”600″ height=”400”]https://www.youtube.com/watch?v=DJ1JgQmkCaA&index=20&list=PL8OKOBhUT4xBTqwyk989YA7ZQD_mKw-ht[/youtube]