Janko Baçev nga Lëvizja Popullore e Maqedonisë në diskutimin publik “Pluralizmi dhe kriza politike” deklaroi se mediumet nuk kanë qëllime të çiltra për ta përmirësuar gjendjen dhe se partitë tjera sërish nuk do të jenë në to edhe kur Gruevski do të ketë ikur prej tyre.
“Keqpërdorimet duhet të kërkohen në një vend tjetër. Votuesit e Pustecit nuk janë të kontestueshëm për shkak se kanë shtetësi maqedonase janë pjesë e Listës Zgjedhore dhe kanë të drejtë vote. Paralajmërimi i Gruevskit e Zaevit se duan mediume të lira është hipokrite, sepse të dytë e duan demokracinë vetëm për vete”, deklaroi Baçev.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=HlORi3cVZ20[/youtube]