Erdogan Saraç nga Lëvizja për Bashkim Nacional të Turqve në Maqedoni në diskutimin publik “Pluralizmi dhe kriza politike” në organizim të CIVIL – Qendra për Liri, të mbajtur më 4 prill 2016, në fjalimin e tij theksoi se Maqedonia po sillet si shtet vetëm i maqedonasve dhe shqiptarëve.
“Asgjë nuk ka ndryshuar që nga dita kur u vendos zgjedhjet të jenë më 5 qershor. Qëllimi ynë është të sundojë e drejta, të depolitizohen institucionet dhe Maqedonia të jetë shtet juridik. KShZ-ja më dëshpëroi pse nuk tregoi se ka kapacitet për një kohë të shkurtër të arrijë të pastrojë Listën Zgjedhore”, deklaroi Saraç.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=g-PSsOfDpWU&index=7&list=PL8OKOBhUT4xBTqwyk989YA7ZQD_mKw-ht[/youtube]