CIVIL-i – Qendra për Liri, sot pasdite mbajti konferencë shtypi dhe mbledhje me qytetaret dhe qytetarët si dhe me subjektet e interesuara politike para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pak para fillimit të seancës së fundit parlamentare, para lëshimit të Kuvendit, që ëshë caktuar për nesër.
Përfaqësuesi i CIVIL-it, Xhabir Deralla, e ndau qëndrimin e tij me opinionin se nuk është e mundur të ketë zgjedhje të lira më 5 qershor dhe se Qeveria duhet të japë dorëheqje për shkak të mossuksesit në implementimin e Marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike, nënshkruar në Përzhinë, e me këtë e pamundësoi edhe krijimin e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve të lira në Republikën e Maqedonisë.
“Zgjedhje me fantomë, zgjedhje me kërcënime, zgjedhje me keqpërdorim të parave publike, parave tona, zgjedhje me keqpërdorim të administrates, me shtypje, me dhunë, me dhunë strukturore dhe me shkelje të të drejtave të njeriut, nuk duam! Duam zgjedhje të lira! Kjo nënkupton zgjedhjet të organizohen nga institucione jopartiake, të cilët janë mbipartiake, institucione të lira nga diktimi partiak i partive në pushtet”, deklaroi Deralla.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=rlJBz-cHMfE[/youtube]
CIVIL-i – Qendra për Liri kërkon që “Qeveria të jape dorëheqje sepse edhe ashtu ajo është tashmë e asgjësuar. Vlerësojmë se zgjedhje të tilla, zgjedhje të lira, mund të organizojnë institucionet dhe qeveria që nuk janë të infektuar me indikacione serioze për krime të rënda dhe keqpërdorime të pushtetit. Kërkojmë që zgjedhje të lira të organizohen edhe nga ana e institucioneve të cilët janë më të thirrur për këtë gjë, para se gjithash, Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Ai duhet të profesionalizohet edhe më tepër. Kërkojmë që zgjedhjet të shtyhen së paku deri në fund të shtatorit, nëse jo edhe më shumë. Do të presim… Kaq kohë presim për zgjedhje të lira, do të presim edhe pak, por kjo kohë të jetë e stërmbushur me punë, vullnet politik dhe, kuptohet, sundim të ligjit.
Në takimin e sotshëm para Kuvendit, ishin prezent përfaqësuesë të më tepër organizatave qytetare, qytetare dhe qytetarë të lirë si dhe mediume të shumta.
Marija Tegovska