Një nga dy ekipet mobile të CIVIL – Qendrës për Liri që sot ishin në terren i vizitoi komunat Makedonski Brod, Dollnen, Krushevë, Demir Hisar dhe Novac.
Dita e punës e ekipit të CIVIL-it filloi në Makedonski Brod ku u shpërndanë 200 afishe me përmbajtje informative për projektin Përpara!. Të gjithë qytetarët e interesuar patën mundësi t’i marrin informacionet e duhura për mundësinë e bërjes vëzhgues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë para nesh.
Foto: Makedonski Brod, 25 mars 2016
Pas vizitës së suksesshme në Makedonski Brod, CIVIL-i vazhdoi në Dollnen. Në këtë mënyrë mundësia që dollnenasit të jenë pjesë e ekipit vëzhgues u bë më e afërt për ta.
Krusheva ishte komuna e tretë që ekipi i CIVIL-it e vizitoi sot. Qenë shpërndarë qindra afishe me informacionet e duhura për projektin Përpara!. CIVIL-i bisedoi edhe me përkrahësit e vet të këtij qyteti, prej të cilëve u informua për problemet e përditshme të krushevasve.
Komuna e ardhshme në hartën e CIVIL-it ishte Demir Hisari. Një pjesë e banorëve të kësaj komune me të cilat bisedoi CIVIL-i treguan interes për të qenë pjesë e ekipit të vëzhguesve.
Projekti Përpara! u paraqit edhe në komunën e Novacit. Banorët e kësaj komune u informuan për mundësinë që CIVIL-i e ofron për këtë projekt, për kyçje të qytetareve e qytetarëve në procesin zgjedhor.
Me vizitën e Novacit ekipi i CIVIL-it e kreu ditën e suksesshme të punës, në të cilën u vizituan pesë komuna dhe qenë shpërndarë disa qindra afishe me përmbajtje informative.
Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1.000 vëzhgues qytetarë dhe ekip kulmor prej analistësh e ekspertës, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë të procesit zgjedhor, vëzhgim i ditës së zgjedhjeve, edukim dhe ngritje të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti “Përpara!” po zbatohet në nivel nacional në 14 qendra rajonale të CIVIL-it dhe financohet me mjete gjermane nga Pakti për Stabilitet i Evropës Juglindore.
Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi