Një nga ekipet mobile të CIVIL-it sot i vizituan komunat Mavrovë-Rostushë, Qendrën Zhupa, Dibër dhe Vevçan. Banorët e këtyre komunave u informuan për aktivitetet e projekteve dhe për thirrjen publike për monitorimin e zgjedhjeve.
CIVIL-i në komunën Mavrovë-Rostushë i informoi banorët për mundësinë për t’u kyçur në aktivitete për ngritjen e vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Për dallim nga Mavrovi Anovi, ku pjesa më e madhe e bashkëbiseduesve ishin shkupjanë, në sheshin qendror në Rostushë, ekipi i CIVIL-it bisedoi me dhjetëra dëshmitarë, kryesisht qytetare e qytetarë.
Përgjatë qëndrimit dyditor në të dy komunat u shpërndanë rreth 250 afishesh me përmbajtje edukarive e informative për procesin zgjedhor.
Si u kumtuan përfaqësuesve të CIVIL-it, në një nga pauzat në rrugë, disa banorë të fshatit fqi Zherovnicë, në të cilin, për fat të keq, thuajse nuk kishte popullatë të re, edhe në Rostushë bashkëbiseduesit e moshës mesatare potencuan se familjet e kësaj komune mbijetojnë me të dhënat në të holla nga familjarët që e kanë kërkuar ekzistencën e tyre jashtë shtetit. Vërtetim për këto fjalë ishte autobusi i mbushur, i cili nga ura e Rostushës iku për Ravenë, Itali, në momentin kur ekipi i CIVIL-it arrinte në komunë.
Gjatë vizitimit të komunës Qendra Zhupa, ekipi i CIVIL-it i informonte banorët për mundësinë për t’u bërë vëzhgues në zgjedhjet parlamentare që janë para nesh.
Gjithashtu, CIVIL-i realizoi takim me kryetarin e komunës së Qendrës Zhupa dhe me një përfaqësues të televizionit rajonal K3.
Jo vetëm për përmendoren e Ataturkut në qendër të komunës, por edhe për shkak të investimit të qytetit turk Bursa në Qendrën Zhupa, një pjesë e bashkëbiseduesve potencuan se shteti turk më shumë kujdeset për ta sesa shteti maqedonas.
Një nga bashkëbiseduesit ishte decid se Qendra Zhupa, përpos në gusht kur vijnë të rinjtë e shpërngulur, jeton në fakt në Itali.
Komunën e tretë që e vizitoi ekipi i CIVIL-it ishte e Dibrës. Dibrasit u informuan për projektin Përpara! dhe treguan interesim të madh për aktivitetet e CIVIL-it në lidhje me zgjedhjet para nesh.
Dita e tregut i mundësoi ekipit të CIVIL-it të realizojë takime me një numër të madh qytetaresh e qytetarësh në Dibër dhe u ndanë rreth 300 materialesh informative me përmbajtje edukative për procesin zgjedhor dhe për mundësinë për të aplikuar për vëzhgues në zgjedhje.
Përgjatë qëndrimit të ekipit në Dibër, morën pjesë edhe përkrahësit e CIVIL-it, që i shprehën qëndrimet e tyre për gjendjen politike të Dibërs në nivel lokal dhe shtetëror.
Në pasditen e së shtunës ekipi i CIVIL-it i informoi qytetaret e qytetarët e Vevçanit për kyçjen në procesin e vëzhgimit në zgjedhjet parlamentare që janë përpara nesh.
Në rrugët qendrore të Vevçanit u ndanë qindra afishesh me përmbajtje informative e edukative për vëzhgimin zgjedhor.
Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1.000 vëzhgues qytetarë dhe ekip kulmor prej analistësh e ekspertësh, “Përpara!” është projekt pë monitorim afatgjatë të procesit zgjedhore, vëzhgim të ditës së zgjedhjeve, edukim dhe ngritje të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti “Përpara!” po zbatohet në nivel nacional në 14 qendra rajonale të CIVIL-it dhe financohet me mjete gjermane nga Pakti i Stabilitetit të Evropës Juglindore.
Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi