Lidhur me dëshminë e djeshme nga Dr. Nestor Popovski i Klinikës së Toksikologjisë në Shkup për CIVIL Media, në të cilën ai fajësoi drejtorin ekonomik Nikola Tashev se e ka fyer dhe përzënë fizikisht nga një takim, sot Kolegjiumi i Klinikës dërgoi një demant. Ata thonë se nuk ka pasur asnjë kontakt fizik, por se drejtori Tashev ka mënjanuar Dr. Popovskin nga mbledhjes e Kolegjiumit me një ton pak më të lartë.
E se problemet në toksikologji zgjidhen me ton më të lartë, u vërtetua edhe një pjesë e redaksisë të CIVIL Media, sepse një zë mashkulli, pa u prezantuar në telefon, me një ton të lartë kërkoi që të botohet menjëherë demanti i dërguar si një fotografi. Demantin e trransmetojmë në tërësi:
ISHP Klinika Universitetare e Toksikologjisë – Shkup shpall demat të deklaratës nga data 24.03.2016 e paraqitur nga Dr. Nestor Popovski – mjek specialist i punësuar në Klinikën Universitare, duke deklaruar se ajo është plotësisht e pavërtetë. Ne konsiderojmë se e njëjta është dorëzuar në mënyrë tendencioze deri te ju, në mënyrë që të krijohet një imazh i shtrembëruar për punën e Klinikës Universitare për Toksikologji dhe punën e udhëheqësisë së Klinikës Universitare.
Ne duam të theksojmë se Dr. Nestor Popovski me asgjë nuk ishte i ngacmuar, në mbledhjen e Kolegjiumit të Klinikës Universitare e cila është mbajtur më 23.03.2016, ai në mënyrë të vrazhdë sulmoi Dr. Lidija Petkovskën (nënshkruese të autorizuar të dokumentacionit mjekësor) dhe me sjellje të pahijshme e pengonte punën e Kolegjiumit Profesional. Për këto arsye, u.d. drejtor organizativ i Klinikës Universitare, për të ruajtur dinjitetin e Kolegjiumit dhe Dr. Lidija Petkovskës dhe për të lehtësuar mbajtjen e qetë të seancës, e mënjanoi Dr. Nestor Popovskin nga seanca me një ton pak më të lartë, por assesi nuk erdhi deri ndonjëfarë kontakti fizik, e as më pak sulm fizik.
Me respekt,
Kolegjiumi Profesional i ISHP Klinika Universitare për Toksikologji
1.doc.Dr. Lidija Petkovska d.v
2.doc.Dr Janina Pereska, d.v
3. drejtor med.teh Mile Smilevski, d.v
4.sekretar Elizabeta Petrovska, d.v
U.D drejtor organizativ
dipl.inxh. Nikola Tashev, d.v