Siç po afrohet termi i dytë i dakorduar për zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor, të cilat do të ishin dalje nga kriza politike me proporcione të papara në të cilën ndodhet Maqedonia, në Prilep rritet mosbesimi ndaj procesit zgjedhor. Qytetarët nuk i fshehin dyshimet për realizimin e zgjedhjeve demokratike, fer dhe të rregullta. Çdo anomali e re e zbuluar në Listën zgjedhore shkakton neveri, sepse, siç thonë një pjesë e bashkëbiseduesve tanë, deri tani ata as që ishin të vetëdijshëm se në shtëpinë e tyre kanë bashkëbanues – fantazma.
Xvezda Ognenoska, e cila me vite jetone e vetme në rrugën “Kuzman Josifovski-Pitu” numër 250 në Prilep, është njëra prej tyre. Në Listën e Zgjedhësve në adresën e saj është futur edhe një tjetër qytetar, S.K. Për të është e pakuptueshme se si mund të shkruhet një votues tjetër në të njëjtën adresë. Edhe ajo, edhe të afërmit e saj të ngushtë reagojnë dhe kërkojnë që të kryhet korrigjim i menjëhershëm në Listën Zgjedhore. Edhe në një shtëpi afër saj, numër 248, pretendohet se fqinjët që moti janë shpërngulur në Shkup. Por, sipas Listës Zgjedhore, këtu evidentohen dy banorë për të cilët kurrë nuk kanë dëgjuar: C. K. dhe D. K.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=Ouwy1Nm99c8[/youtube]
Interesant është edhe një rast në ndërtesën e “Kej 4-korriku” ose më e të re – “Naum Naumovski-Borçe” në Prilep, ku ka 30 apartamente me një mesatare prej 4 banorëve. Në Listën Zgjedhore të vetme banorët janë të regjistruarar në adresa të shumta në listën e gjatë në të dyja rrugët, me një sërë të numerimit joekzistues, kështu që është e vështirë për banorët të gjejnë veten në listë.
Metodija dhe Ristana Taleski, për shembull, reagojnë sepse për ta është e pakuptueshme se si mundet të pesë anëtarët e familjes të jenë të evidentuar në adresa të ndryshme, e dy votues krejtësisht të tjerë të panjohur, LJ.K. dhe B. K, të kenë të njëjtën adrese si ajo e tyre, në rrugën “Kej 4 korriku” numër 0023.
Ka dhe rast të votueses së evidentuar me të njëjtin emër dhe mbiemër si autorja e tekstit, e cila jeton në të njëjtën ndërtesë, por në hyrje dhe apartament që nuk ekziston.
Personat S. G. dhe N. G., për të cilët askush nuk ka dëgjuar, sipas Listës Zgjedhore janë banorë të së njëjtës ndërtesë, e është e regjistruar në rr. “Naum Naumovski – Borçe”.
“Në rrugën “Krume Volnaroski” numër 65, në një shtëpi të braktisur e cila po rrënohet, janë të regjistruar 56 votues, ndërsa në adresen e ndërtesës të sapondërtuar sociale në lagjen` Toçilla`, ku banorët ende nuk kanë hyrë në banesa, 23 votues të regjistruar”, pohojnë social-demokratët prilepas .
Përderisa komiteti komunal i VMRO-DPMNE-së, anomalitë e vendosura në Listën zgjedhore i quan në deklaratat e tyre ” fabrikim të skandaleve nga opozita në mungesë të projekteve konkrete”, ndërsa anëtarësia, si duket, është me detyrë që të mbrojë këto qëndrime në rrjetet sociale, për të ruajtur vendet e punës në sektorin publik, ku ka stërpunësime enorme, qytetarët janë seriozisht të shqetësuar.
“Me lëshime të tilla, me një kaos të tillë, me të dhëna të tilla të pasakta, që ku ta dish që kur janë vendosur në Listën Zgjedhore, vështirë se deri më 5 qershor do të korrigjohet puna. Duhet të kryhet regjistrimi, por jo nga kuadri i VMRO-DPMNE-së, por nga organizatat qytetare, pa shenjë politike dhe shtëpi për shtëpi,qoftë edhe nëse zgjat një vit. Votimi në kushte të tilla do të thotë – kaos akoma më i madh. Ne nuk e dimë se kush ka ardhur dhe çfarë ka bërë, por është lënë përshtypje se nuk është punuar asgjë tjetër në këtë shtet, përveç që është pasur kujdes se ku ka shtëpi të braktisura, ku mund të regjistrohen `votues fantazma`. Jo me sarme – jastëkë, por me manipulimet dhe mashtrimet në Listën Zgjedhore, ne jemi për në ‘Ginis’, njeriu veç mund t’ua ketë zili këtyre aftësive”, kështu ironikisht, të zemëruar dhe të zhgënjyer reagojnë një grup i pensionistëve nga Prilepi, të cilën pa përjashtim janë duke bërë çdo ditë analiza të tyre të të gjitha, siç thonë, skenarëve të sapozbuluara në vend.
CIVIL – Qendra për Liri, duke u nisur nga parimet për zbatimin e zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe të rregullta (të tilla, që është pyetje nëse ka pasur ndonjëherë në Maqedoni, në qoftë se merren parasysh të gjitha anomalitë e Listës Zgjedhore, të cilat korrespondojnë me akuza të caktuara të skandalit “Përgjimi”) i inkurajon qytetarët për të vazhduar paraqitjen e raporteve të parregullsive në Listën e Votuesve.
Monika Taleska