Rreth njëqind kontra-demonstrues sot para Gjykatës Kushtetuese në Shkup u mblodhën dhe ngritën çadrat “për të mbrojtur në gjykatën”, siç thonë ata. Shumica e protestuesve nuk deshën të flasin për arsyet për të cilat kanë ardhur, por një kundër-protestues më i guximshëm tha se ka ardhur për të mbrojtur Maqedoninë dhe Gjykatën Kushtetuese, sepse është maqedonas. Protestuesit thonë se ata janë mbledhur në mënyrë spontane përpara Gjykatës Kushtetuese, për t’ua prerë rrugën “OJQ-ve të opozitës.”
“Unë jam maqedonas dhe kam ardhur për të mbrojtur Maqedoninë, nuk mundet dikush të paralajmërojë se do të ndezë Gjykatën Kushtetuese. Ne kami ardhur për të mbrojtur gjykatën dhe, kush do, le të vijë le ta ndezë, të shoh nëse mundet”, tha kundër-protestuesi, mbrojtës i Gjykatës Kushtetuese.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=gWUXZ2agPMg#t=134[/youtube]
Ai prerazi thotë se kundër-protestuesit nuk do të tërhiqen dhe se janë të përgatitur nëqoftëse vjen te kontakti fizik me qytetarët organizuar nga iniciativës qytetare “HAJDE!”.
Qytetarët dhe iniciativat, të cilët paraprakisht paralajmëruan protestë për këtë pasdite në ora 18, do të nisin protestën para Qeverisë dhe do të vazhdojnë deri te Gjykata Kushtetuese, ku do të qëndrojnë gjatë tërë natës, në roje simbolike për të mbrojtur Kushtetutën.
Ata do të qëndrojnë për të pritur nesër herët sesionin e mëngjesit, kur Gjykata do të shqyrtojë nismën për heqjen e pjesëve të Ligjit për Falje, që do t’i mundësojnë presidentit të vendit të lejojë lirim me kusht të personave të lidhur me krim zgjedhor, por dhe kryerësit e të tjerë të krimeve të rënda, si pedofilët, tregtarët e drogës, përdhunuesit …
CIVIL – Qendra për Liri bën thirrje për mençuri dhe maturi, dhe apelon deri te qytetarët që të përmbahen nga aktivitetet që mund të çojnë në përshkallëzim, tensione dhe konflikt të hapur.
CIVIL i bën thirrje MPB-së të jetë deri në nivel të detyrës dhe thekson se të gjithë organizatorët që vite me rradhë formojnë kontra-shoqata, kontra-sindikata, e bile dhe kontra-demonstrata dhe protesta, janë direkt përgjegjës drejtpërsëdrejti për antagonizimin e shoqërisë dhe pasojat e mundshme të padashura.
(Video)