E pabesueshme. Personi i cili e paraqet veten si president të Republikës së Maqedonisë – foli! Askush nuk e dashka Maqedoninë! Madje edhe thërret Gjermaninë për të raportuar mbi atë dhe se cfarë dhe sa ajo i ka dhënë Maqedonisë! Se BE-ja bërë tradhti ndaj Maqedonisë!
Pak e ka atë që për të shtatën herë vazhdohet rekomandimi, me të cilin Maqedonia, prapëseprapë, do të vazhdojë të mbajë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Pak i ka qindra miliona eurot dhe dollarët që pushteti ka vite që i merr për një gjë, e i shpenzon për tjetër.
Ai kërkon respekt për Maqedoninë, e flet për atë se ndoshta respekti ka munguar mu për të dhe për padronët e tij në pushtet. Maqedonia dhe ai janë dy tregime të ndryshme.Qytetaret dhe qytetarët e Maqedonisë që e duan vendin e tyre dhe që e respektojnë institucionin e Presidentit, nuk e vënë atë në të njëjtën kategori.
Gjermania mbështet dhe e respekton Maqedoninë, por ne nuk e dime nëse kjo vlen edhe për politikanët e korruptuar në Maqedoni, të cilët nuk kanë treguar as dashuri e as respekt për vendin e tyre. Shpresoj se Gjermania dhe, në përgjithësi, komuniteti ndërkombëtar nuk do t’u japin para këtyre këtu për t’u marrë me krizën e refugjatëve. Shpresoj se nuk do t’u japin para për asgjë!
Shpresoj se askush nuk atje është i çmendur për të dhënë para për dikë që është aq qartazi i korruptuar dhe ndaj të cilit ka hetim për abuzime, korrupsion, krimi dhe vjedhje të zgjedhjeve.
Nëse Gjermania do të ndante fonde për Maqedoninë në këtë moment, kjo do të ishte një rrezik i madh për paratë e taksapaguesve gjermanë. Ato para, thjesht, do të abuzohen, si shumë para të tjera para tyre.
Qytetaret e qytetarët e Maqedonisë, si dhe komuniteti ndërkombëtar, kanë tashmë përvoja të pakëndshme dhe të hidhura me një klikë në pushtet, e cila shpërdoron paratë për pasurimin personal dhe korrupsion masiv politik dhe klientelizëm.
Është shumë e mundshme që paratë që Gjermania eventualisht do t’ua jepte sundimtarëve të Maqedonisë në këtë moment delikat, në mes të procesit jashtëzakonisht problematik të zgjedhjeve dhe krizës politike të shkaktuar nga krimi dhe abuzimi i pushtetit, do të abuzohen për të organizuar një vledhje tjetër zgjedhore dhe mbushje të xhepave tashmë të stërmbushura të pushtetarëve në këtë vend. Mund të pritet një pjesë e të hollave të shkojë për blerjen e ndonjë trualli për ish-kryeministrin, për shembull.
Këto vlerësime nuk janë trillime, por bazohen në njohuritë që kemi marrë nga bisedat e përgjuara të lëshuara nga opozita në vitin 2015. Sa herë ish-kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij hapnin të njëjtin objekt? Sa herë kanë promovuar projekte që ishin një dështim i plotë, apo ishin thjesht një propagandë e thjeshtë populiste? Dhe sa prej atyre projekteve që ish-kryeministri i përfaqësonte si një dhuratë personale prej tij, janë projekte të financuara nga bashkësia ndërkombëtare? Sipas asaj që thotë, presidenti përndryshe i heshtur i Maqedonisë, shenjat të BE-së në autostradat në të gjithë vendin, flamuri gjerman, i Shteteve të Bashkuara dhe shumë të tjerë, janë element dekorativ.
Unë nuk jam duke thënë se politika evropiane nuk ka të meta, edhe atë serioze, por konsistenca me të cilën mu Gjermania, disa vende të tjera evropiane dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin Maqedoninë, është e pashembullt në terma historikë. Tani, mu qeveria gjermane është në shënjestrën e presidentit të “zemëruar”, sic e quajtën në gazetën prestigjioze gjermane “Bild”.
Me arrogancë thërret publikisht qeveritë e vendeve mike dhe akuzon për tradhti, gjë me të cilën e paraqiti vendin, edhe një herë, në një dritë skajshmërisht të keqe.
Njeriu i cili, si një profesor universitar, në të kaluarën shitej si një njohës dhe mbrojtës i të drejtave dhe lirive të njeriut, u shndërrua në një bashkëpunëtor në keqpërdorime të në një shkallë masive, dhunë strukturore, diskriminim të institucionalizuar dhe shkelje sistematike të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Ai, i njëjti, si bashkëpunëtor në manipulime dhe vjedhje zgjedhore, e okupon në mënyrë të paligjshme, e abuzon, dhe mbi të gjitha – e turpëron institucionin e presidentit, institucion me përgjegjësi që është shumë i rëndësishëm për imazhin ndërkombëtar të vendit. Nuk e turpëron vetëm me gafat e tij, me paraqitjet e pagdhendura dhe shkeljen e syrit ndaj presidentit të SHBA. E turpëron me lëvizje serioze dhe reale, por kryesisht e turpëron me heshtjen e tij.
Ja, një njeri i tillë ka folur, më në fund, por jo për të adresojë gjendjen katastrofale në vend, por që të fajësojë miqtë ndërkombëtare të vendit tonë. Po, ky i njëjti që heshtte për shkeljen e Kushtetutës, për rrëzimin e autonomisë universitare, për shkeljet e të drejtave të grave dhe konvertimin e tyre në aparate patriotike të riprodhimit, për grabitjet, për rrahjen e studentëve dhe për të gjithë mjerimin në të cilin është shtyrë vendi. Po, mu ai.