Tribunus Civilis (Gjykata Qytetare), në “seancën”e saj të dytë – “ Qytetarët kundër Partisë politike”, e gjykuan liderin e partisë në pushtet dhe të vetë partisë, për shoqërim kriminal kundër rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
Gjykatësit qytetarë Trendafill Ivanovski, si gjykatës kryesor, Natalija Popovska dhe Viki Mlladenova, theksuan se “vrasja e sistemit gjyqësor” dhe principit të ndarjes së pushteteve, e cila ka ndodhur në dekadën e fundit dhe e cila solli deri në kundërshtimin e tensionuar ndërmjet të drejtës dhe drejtësisë, janë arsye bazë për gjykimin e sotshëm. Gjykatësit shprehën brengosje për ngecjen e demokracisë liberale, si dhe për komplot antikushtetues, i cili ka për qëllim të krijojë një sistem nacionalist dhe autoritar.
‘Prokurori’ Gjyner Ismail vlerësoi se “partia politike kundër së cilës po mbahet rasti i Gjykatës Qytetare, ka krijuar sistem i cili ka për qëllim ta eliminojë gjyqvsorin e pavarur, dhe të vendoset vetë si i vetmi përfaqësues legjitim. Konflikti sistemor me dispozitat kushtetuese për ndarje tv pushtetit krijon njëmendësi në secilën pore të shoqërisë”.
Ajo që më së shumti shqetëson është që nuk bëhet fjalë për injorancë, por për komplot të qëllimshëm kundër gjyqësorit. Dëshmi mbi të cilat tu bazua rasti i Prokurorisë janë proceset gjyqësore kundër Jopvan Vranishovskit, Velija Ramkovskit, Lube Boshkoskit, Tomisllav Kezharovskit…U prezentuan edhe disa raste “Syri i gjarpërit”, “Rrjeti i marimangës”, “ Monstra” … Prokuroria rastin e sotshëm e mbylli me emitimin e xhirimeve nga bisedat e përgjuara, të cilat flasin për ndikimet e supozuara të partisë politike në pushtet, në zgjedhjen e gjykatësve në gjykimet në raste konkrete.
Mbrojtja e paraqitur nga Borjan Jovanovski, fliste për angazhimet pozitive nga partia qeverisëse për krijim të gjyqësorit të pavarur. U apostrofuan numri i madh i trajnimeve, shkëmbime dhe vizitave që u ishin mundësuar gjykatësve për mbindërtimin e tyre.
Rindërtimi i ndërtesave të reja, ligji i ri për prokurorët, formimi i Akdemisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve, ishin pjesë e shembujve, të cilët sipas Jovanovskit, flisnin për ndryshimet në gjyqësorin maqedonas “i cili krahasuar me kohën e LSDM-së, ka futur rend. Vërtetim për këtë janë dënimet për shpifje dhe ofendime, me të cilat rregullohet hapesira mediatike”. Dëshmia më e fuqishme mbi të cilën u bazua mbrojtja ishte fakti që sot “gjykatësit zgjedhin njëri-tjetrin, me votë të fshehtë, e jo në Kuvend sikur që ishte në kohën e LSDM-së.”
Pas shqyrtimit të të gjitha provave të paraqitura, gjyqtarët e Tribunus Civilis, vendosën që partia politike në pushtet, në krye me liderin, janë fajtorë për tradhëti ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe për rrënimin e rendit kushtetues.
“Lideri dhe vetë partia kanë punuar me vetëdije dhe me qëllim që prej Maqedonisë të krijojnë një shtet autoritar, në kundërshtim me rendin kushtetues, si dhe për të shkatërruar parimet demokratike, veçanërisht sundimin e ligjit.”
Në “seancën” e parë, Tribunus Civilis i gjykoi të pandehurit Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Ivo Koteski dhe Dejan Mitrevski-Urko, për tentimin për të fshehur vrasjen e Martin Neshkovskit.
Marija Tegovska