CIVIL – Qendra për Liri, këtyre ditëve me dy ekipe mobile e prezantoi projektin “Përpara!” në 29 komuna në Maqedoni.
Gjatë disa mijëra kilometrave të kaluara, u shpërndanë mbi 11.000 fletushka me përmbajtje edukative dhe mobilizuese – 9.000 ne gjuhën maqedonase dhe 2.000 në gjuhën shqipe. Kështu, në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, kemi shtrirë informatën deri te më shumë se 30.000 vëzhgues të mundshëm të zgjedhjeve parlamentare.
Ekipet e CIVIL mbajtën takime produktive me qytetaret dhe qytetarët, përfaqësues të partive politike dhe OJQ-ve dhe dhanë prononcime për 25 media, me çka publiku në nivel lokal kishte mundësi të informohet në lidhje me projektin: “Përpara!, me përshtypjet që CIVIL i merr nga terreni, si dhe me vështrimet për ngjarjet aktuale politike në Maqedoni.
Qytetarët shprehën skepticizmin e tyre për zhvillimin paqësor të zgjedhjeve pa parregullsi dhe dhunë, e madje edhe drojë se më 5 qershor nuk do të zbatohen zgjedhje. Ata shprehën pakënaqësinë e tyre me pushtetin, duke theksuar se ndjehen të harruar, të mashtruar dhe të pakënaqur me situatën aktuale në planin politik, ekonomik dhe social. Shumë të rinj na zbuluan se janë duke konsideruar të largohen nga Maqedonia, në qoftë se nuk ndryshojnë gjërat për të mirë dhe së shpejti.
Përpara raundit të dytë të prezantimit të projektit “Përpara!” në rreth njëzet komuna, vazhdon konkursi për vëzhgues të CIVIL-it për zgjedhjet.
Qytetarët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për vëzhguesit të zgjedhjeve duhet të dërgojnë një biografi të shkurtër dhe një letër motivimi dhe fotografi në adresen elektronike: [email protected]. Për shkak të shtyrjes së datës së zgjedhjeve më 5 qershor, CIVIL zgjat afatin e aplikimit për vëzhgues deri në fund të marsit të vitit 2016.
Ngjarjet publike në 29 komuna janë pjesë e projektit “Përpara!”. Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1.000 vëzhgues të CIVIL-it dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë, për vëzhgim të procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, edukim dhe ngritje të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti zbatohet në nivel kombërar në 14 qendra rajonale të CIVIL-it dhe është i financuar me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.