Anëtarë të partisë Të Bashkuar për Maqedoninë sot protestuan para burgut në Idrizovë duke kërkuar lirim për liderin e tyre – Lube Boshkoskin.
Bashkëmendimtarët e Boshkoskit kërkuan që ai me procedurë të përshpejtuar të lirohet nga burgu. Ata kërkuan nga Zhivko Pejkovski, drejtori i burgut të Idrizovës, ta lirojë Boshkoskin, tre muaj më herët nga përfundimi i dënimit, sepse ajo është e drejtë e çdo personi të gjykuar.
Demonstruesit potencuan se pushteti po bën shtypje të fortë mbi drejtorin Pejkovski për të mos e nënshkruar vendimin për lirimin e Boshkoskit para 5 qershorit, koha kur janë caktuar zgjedhjet. Veçanërisht për atë se drejtori i burgut ka të drejtë diskrecionale të nënshkruajë që ndonjë i gjykuar të lirohet nga burgu tri vite para përfundimit të dënimit.
Në protestë ishin të pranishëm edhe Stojançe Angellovi dhe anëtarë të partisë së tij “Dinjiteti”.
Boshkoski po e vuan dënimin pesëvjeçar me burg për rastin kontrovers “Kampanja”, në të cilin është gjykuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për financim të paligjshëm të kampanjës.
Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi