Karavani “PËRPARA!”, si pjesë e aktiviteteve të CIVIL -Qendrës për liri për përzgjedhje, angazhim dhe edukim të vëzhguesve afatgjatë, afatshkurtër dhe qytetarë për zgjedhjet në Maqedoni këtë fundjavë vazhdon në rajonin lindor të vendit.
Nesër me fillim në ora 11, ekipet mobile të CIVIL-it për monitoring dhe mbështetje do të vizitojnë Koçanin dhe tek qendra tregëtare e qytetit do të komunikojnë me qytetaret dhe qytetarët.
Në takimin dyorësh, koçanasit do të informohen për mundësinë për të aplikuar për vëzhgues të CIVIL-it në procesin zgjedhor. Në ngjarjen do të shpërndahen materiale informative dhe edukative për ngritjen e vetëdijes publike dhe për të drejtat e votuesve.
Në pasdite, nga ora 14 deri në ora 17, dy ekipet mobile të CIVIL-it paralelisht do të vizitojnë komunat Radovish dhe Vasilevë, si dhe Berovën dhe Vinicën. Në këto komuna, nëpërmjet bisedave me banorët, do të prezantohet projekti “Përpara!” dhe do të informohen qytetaret dhe qytetarët për aktivitetet e organizatës dhe për atë se si mund të bëhen pjesë e ekipit të vëzhguesve gjatë zgjedhjeve.
Ekipet e CIVIL-it do të jenë në dispozicion për deklarata për mediat, si dhe për biseda për shkëmbimin e informacioneve me përfaqësuesit të shoqërisë civile dhe partive politike, të cilët janë informuar dhe të ftuar paraprakisht. Gjithashtu, qytetaret dhe qytetarët e interesuar do të kenë mundësi të marrin pjesë në foto-peticionin “Për zgjedhje të lira” dhe në video-peticionin “Përpara!”.
Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1.000 vëzhgues të CIVIL-it dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë, për vëzhgim të procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, edukim dhe ngritje të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti zbatohet në nivel kombërar në 14 qendra rajonale të CIVIL-it dhe është i financuar me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.