Gjatë vizitave në qytetet anembanë Maqedonisë , bashkëbiseduesit e CIVIL – Qendrës për Liri shpesh e theksonin se nuk janë të sigurt se vallë do të mbahen zgjedhjet parlamentare në terminin e caktuar më 5 qershor. Disa prej tyre nuk ishin të informuar as për zhvendosjen e zgjedhjeve nga 24 prilli më 5 qershor, kurse pjesa tjetër ishin të rezervuar rreth mundësisë që përsëri të vijë deri në keqkuptim mes partive dhe deri në anulim të zgjedhjeve.
Për këto arsye, ekipi i CIVIL Media në rrugët e Shkupit bëri një video-anketë me temë “A do të mbahen zgjedhjet më 5 qershor?”. Edhe shkupjanët janë skeptikë lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në këtë datë, disa për shkak të kushteve të papërmbushura për zgjedhje kredibile, e të tjerët për shkak të mosbesimit të qëndrueshmërinë e qëndrimeve të partive.
Bashëkbiseduesit shqiptarë, megjithatë, si arsye për skepticizmin e tyre lidhur me (mos)mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor i përmendin edhe inatet mes partive me simbolet kombëtare si dhe problemet e akumuluara, por theksojnë dhe se shumë më e rëndësishme se sa koha e zgjedhjeve është që vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=JJZ6juExr0w[/youtube]