Me një qëndrim të vlerësimit të Komisionit Evropian në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, u prononcua edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Në kumtesë thuhet se Qeveria Federale ndan vlerësimin e Komisionit Evropian lidhur me gjendjen e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, si dhe vlerësimin se ka nevojë për hapa të mëtejshëm të reformave, para se të ekzistojë mundësia për zgjedhje sipas standardeve evropiane.
Duke vendosur përgjegjësinë për përgatitjet e zgjedhjeve te nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, Qeveria Federale u bën thirrje palëve të interesuara për të invesutar përpjekje, konstruktivitet dhe vullnetin politik për të gjetur një zgjidhje të përbashkët që do të lëvizë vendin përpara në integrimet evropiane.
“Kjo vlen, para së gjithash, për partinë në pushtet VMRO: Ajo nuk duhet të distancohet nga njohuri se zgjedhjet do të ndihmojnë vendin vetëm nëse paraprakisht të krijohen kushte të barabarta për realizimin e tyre, në përputhje me standardet evropiane. Për të siguruar mundësi të barabarta (“terren të niveluar”) për të gjitha partitë, janë të nevojshme listat e zgjedhësve të besueshme, reforma të mediave të cilat ende nuk janë zbatuar, si dhe ndarje në mes të partisë dhe të shtetit, gjë e cila mungon”, thuhet në kumtesën e cila është e publikuar në faqen e internetit të Ambasadës gjermane në Shkup.