Ekipet mobile të vëzhgimit të zgjedhjeve dhe mbështetjes së qendrave rajonale të CIVIL – Qendrës për Liri sapo kanë përfunduar vizitën në Veles, e parë në mesin e shumë vizitave e ardhshme në tepër vendbanime në vend, në kuadër të zbatimit në terren të projektit “Përpara!”
Gjatë prezantimit publik në qendër të Velesit, qytetaret e qytetarët u informuan për aktivitetet e projektit që kanë për qëllim monitorimin e plotë të zgjedhjeve dhe dhënien e kontributit në krijimin e kushteve për mirëmbajtjen e tyre. Ekipet e CIVIL shpërndanë materiale informuese për të mobilizuar vëzhguesit e ardhshëm nga ky qyteti dhe biseduan me qytetaret e qytetarët për të drejtat e votimit. Mediat lokale kanë treguar interes të veçantë për aktivitetet e CIVIL, kështu që para stendës së organizatës u mbajt një konferencë për shtyp, në të cilën përfaqësues i CIVIL-it iu përgjigj pyetjeve të shumta. CIVIL zhvilloi edhe takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Veles, ku u diskutuan hapat e përbashkët vijuese me qëllim për të lehtësuar krijimin e kushteve për zgjedhje të lira në 5 qershor.
Menjëherë pas Velesit, ekipet e CIVIL u drejtuan për Gradsko dhe Negotinë, ku pasdite do të mbajnë prezantim për qytetaret dhe qytetarët e këtyre komunave, që më pas të përfundojnë me një prezantim të përbashkët publik në Kavadar.
CIVIL zbaton monitorim të plotë, gjithpërfshirës, të paanshëm dhe objektiv të përgatitjes dhe rrjedhës të tërë procesit zgjedhor dhe respektimit të së drejtës për të votuar. Janë duke u zhvilluar aktivitete për përzgjedhjen, rekrutimin dhe trajnimin e vëzhguesve afatgjatë, afatshkurtër dhe qytetarë të procesit zgjedhor në vend. Projekti “PËRPARA!”, i cili zbatohet në nivel kombëtar në më shumë se 14 qendra rajonale të CIVIL, është një nga shtyllat e aktiviteteve të organizatës për monitorim gjatë këtij viti. Si më parë, së bashku me bashkëqytetarët, përmes projekteve, veprimeve, ngjarjeve dhe përmbajtjeve të shumta, CIVIL kontribuon dhe do të kontribuojë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira.
Projektit “PËRPARA!” është mbështetur me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.