Feta Zekiri nga Velesi është zënë me prindërit e vet për shkak se përgjatë ditëve të ftohta të dimrit kishte harxhuar shumë rrymë, meqë familja e tij gjashtëanëtarëshe është nxehur me nxehëse. Ai nuk ka mjete për mbijetesë, kurse tash edhe prindërit e tij kanë ardhur në situatë të mos mund t’i paguajnë as shpenzimet e tyre fikse…
Fetai jeton në shtëpizën e njëjtë me prindërit, por ka hyrje të veçantë për në dhomën e tij prej 10 metrash katrorë, ku jeton me bashkëshorten dhe me katër fëmijët e mitur. Ai thotë se që prej se familja i është kthyer nga Austria, ku kishin qenë azilantë, në Veles mezi se po mbijetojnë me ndihmën sociale rej 3.200 denarësh.
Kur ka qenë në Austri, i kanë gjetur një anomali në zemër dhe urgjentisht i është nënshtruar një operacioni kardiologjik. Pas intervenimit të suksesshëm, familja qe ekstraduar te mbrapa në Maqedoni. Fetai thotë se autoriteteve austriake është munduar t’ua sqarojë situatën katastrofale ekonomike dhe se ai, familja e tij dhe familjarët jetojnë jashtëzakonisht në mënyrë të mjerueshme, por, sipas policisë austriake, “në Maqedoni ka jetë të bukur dhe punësime të vazhdueshme”.
Fetait dhe bashkëshortes në Austri u jepeshin ndihmë në të holla prej 350 eurosh, kurse për 4 fëmijët e mitur kishte marrë nga 250 euro. Kur ishin kthyer në Maqedoni, në Qendrën për Çështje Sociale kishin parashtruar kërkesë madje gjashtë herë për ndihmë sociale të njëhershme, por vetëm një herë u kishin dhënë – 700 denarë!
Sipas familjes Zeqiri, para disa javësh një organizatë humanitare kishte shpërndarë pako ushqimore e miell për popullatën rome në Veles, por atyre asgjë nuk u kishin dhënë për arsye se nuk kishin qenë në listën e Qendrës për Çështje Sociale.
Fetai na deklaroi se në zgjedhjet e fundit kishte votuar për kryetarin e tanishëm të komunës të Velesit nga VMRO-DPMNE-ja për shkak se e gjithë rruga ku jeton – kishte votuar për të. Ai theksoi se para zgjedhjeve disa përfaqësues të partive politike i kishin vizituar dhe u kishin premtuar punësim, por edhe se nuk u beson më premtimeve të tyre të rreme dhe se nuk do të votojë për askënd dhe as pjesëtarët e famiiljes së tij nuk do t’i lejojë të votojnë.
Fëmijët e Fetait nuk vijojnë shkollimin, meqë shkollën e kanë larg dhe nuk munden përditë të shkojnë në këmbë, por edhe nuk kanë të holla për ushqim, veshmbathje, fletore… Bashkëshortja e tij potencon se nuk kanë kushte t’i arsimojnë fëmijët për shkak të gjendjes së rëndë financiare.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=W4nwTm7RxZw[/youtube]
Fetai ka 38 vjet dhe nuk ka asnjë ditë përvojë pune. Deri më tani ka punuar vetëm privatisht. Shëndeti i tij është i përkeqësuar dhe nuk mundetë të ngrerë më shumë se tre kilogramë, por ajo, sipas tij, nuk ka qenë e mjaftueshme për pension invalidor. Ka kërkuar pension, por është refuzuar – me arsyetimin se duhet të jetë i palëvizshëm për t’i dhënë ndihmën e duhur. Ai pohon se nuk di më ku të drejtohet, sepse thotë se nuk është i shëndoshë të punojë, por, sipas shtetit, është “pamjaftueshëm i sëmurë” për të pranuar pension invalidor.
Amet Zeqiri, babai i Fetait, deklaroi se i është drejtuar për ndihmë kryetarit të komunës së Velesit, Sllavço Çadiev, por ai nuk e kishte dëgjuar. Zeqiri kishte shpresuar se kryetari i komunës do ta përmbushë premtimin nga fushata parazgjedhore dhe se do t’u ndihmojë të gjithëve që kanë nevojë. Ai thotë se ai dhe bashkëshortja e tij janë operuar nga zemra dhe se 7.000 denarët që i jepen nga shteti nuk i mjaftojnë as për blerje të ilaçeve, e ku më pagim të shërbimeve komunale dhe rrymës.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=jyMgn7OU9Xc[/youtube]
Biljana Everet
Dehran Muratov