(Shkas: Intervistë me Mihail Cvetkov: Nuk i tempojmë subvencionet sipas zgjedhjeve)
Në pyetjen e CIVIL Media për Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov, se “fakti që krahas të regjistruarve, subvencione marrin edhe fermerët e tjerë që vetëm shkakton mbiprodhim, konkretisht të mollëve, me çka zvogëlohet çmimi, i cili këtë vit është në nivel rekord të ulët, e kjo krijon edhe konkurrencë jolojale”dhe se “përfitimet që marrin fermerët e regjistruar janë të parëndësishme, sepse ata vetë paguajnë contribute, e kanë për të shitur prodhimet e tyre, me të njëjtin çmim si fermerët e tjerë”, ai mohoi këtë praktikë.
Ministri pohon se ekziston rendi dhe ligji – për atë se kush mund të marrë subvencione. “Çdo bujk, i cili është i regjistruar në Regjistrin Unik të Ekonomive Bujqësore ka të drejtë për subvencione. Këtë që ju po pohoni – kontrolloni pra dhe gjeni atë që është i regjistruar dhe merr subvencione, unë menjëherë do të marr masa ndëshkuese ndaj personave që kanë paguar subvencione të tilla! Sigurisht ju them se një gjë e tillë është e pamundur dhe çdo punonjës i cili ka bërë këtë, ka bërë një vepër penale!”, pohon Cvetkov, i cili porositi CIVIL-in se për informata të tilla duhet pasur edhe dokumente.
Mirëpo, praktika e përditshme është e ndryshme, ndërsa luajtja me terme nuk e mohon atë. Fermerët të cilët dëshirojnë të marrin subvencione (pagesa direkte) aplikojnë çdo vit në zyrat rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të cilat janë të lidhura me sistemin e Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (Agjencia e pagesës), kurse të dhënat për aplikim elektronik i fut i punësuar në zyrnë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë çdo vit (në janar) shpall programin dhe dekretin për kriteret e hollësishme për pagesa direkte, përfituesit e mjeteve, shumën maksimale dhe mënyrën e pagesave të drejtpërdrejta. Në dekretin janë të shënuara të gjitha nën-masat, me të cilat planifikohet të subvencionohet bujqësia. Në intervistën me ministrin Cvetkov përmenden prodhuesit e mollëve, ja ku janë të dhënat konkrete, e të dhënat mund t’i referohen çdonjërës prej nën-masave në bujqësi.
Sipas rregullores, në nën-masën 1.9 – pagesat e drejtpërdrejta për tokë të kultivuar për mirëmbajtjen e pemishteve ekzistuese thuhet: Përfitues të kësaj nën-masë janë fermat të cilat kanë së paku 0.2 ha (2,000 m2) sipërfaqe me të mbjella ekzistuese të frutave të çdo lloji veç e veç dhe që janë të regjistruar në Regjistrin Unik të Ekonomive Bujqësore (RUEB).
Kjo është thelbësore që të mund një bujk të marrë subvencione. Për shembull, për mollë duhet të ketë në emër të vet një sipërfaqe prej 0.2 ha, ose ta ketë marrë me qira me një kontratë të noterizuar, ose të ketë marrë me qira tokë bujqësore shtetërore. Me vetë aplikimin për subvencione, fermeri menjëherë regjistrohet në Regjistrin Unik të Ekonomive Bujqësore (regjistri mbahet në MBPEU), dhe kjo është evidenca e të gjitha fermerëve që aplikojnë për subvencione.
Bazuar në këtë, të gjithë fermerët janë të barabartë, pa marrë parasysh vallë janë pensionistë, gjyqtarë, policë, nëpunës në administratë … sapo të paraqesin një kërkesë për subvencione, menjëherë marrin numër në RUEB dhe evidentohen me të gjitha të drejtat për të aplikuar për programin rural për traktor ose makineri tjetër (50 % -50%). Dhe, ata janë plotësisht të barazuar me fermerët tjerë, të cilët janë të regjistruar sipas Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe paguajnë 1,100 denarë për sigurim pensional dhe 450 denarë për sigurim shëndetësor. Fermerët që janë vetëm të evidentuar nuk duhet të mbajnë regjistra, të paraqesin llogarinë përfundimtare, të kenë vulë ose të kenë një xhirollogari të veçantë, nuk lëshojnë fatura (me përjashtim sigurisht të llogarisë bankare personale). Ndërsa, bujqit e regjistruar sipas Ligjit të Shoqatave Tregtare kanë të gjitha detyrimet si dhe çdo kompani tjetër, me vulë, kontabilitet, llogari bankare, lëshim faturash, mund të kryejnë kthim të TVSH…
Andaj edhe revoltë te prodhuesit e mollëve, sidomos te ata që bëjnë vetëm këtë punë, e për subvencione janë të barabartë me të gjithë të tjerët që prodhojnë mollë, e në të njëjtën kohë gjithashtu punojnë si mjekë, gjykatës, nëpunësit shtetërorë apo çfarëdo qoftë. fFermerët e regjistruar, në krahasim me fermerët e evidentuar, i gëzojnë të njëjtat të drejta për pagesa direkte (subvencione) për të aplikuar për programin IPARD, për masat e zhvillimit rural (ngritjen e pemishteve të reja, prodhim organik) … Me pak fjalë, janë barazuar krejtësisht.
Përndryshe, në lidhje me pyetjen të parashtruar Ministrit, mund të konkludoj, nga e thëna më sipër, se është e vërtetë se fermerët e regjistruar nuk kanë asnjë përparësi në subvencionimin, edhe pse paguajnë kontribute për sigurim shëndetësor dhe pensional.
Trajan Dimkovski