“Plazhi i parashikuar duhet të ndërtohet në ujë për shkakun se gjerësia e bregut ekzistues është midis 2-5 metra. Pikërisht për këtë Lagadini është i njohur dhe tërheqës. Për shkak të bukurisë natyrore dhe pasurinë me botë të gjallë. Jo rastësisht natyra e ka vënë kallamin si ‘pastrues përgjegjës’ e ujërave prej liqenit.
Besoni, kjo detyrë është e rëndë dhe përgjegjësi e stërmadhe, që njeriu assesi nuk mundet ta zëvendësojë!… Për këtë arsye, Nikolla, nëse edhe më tej vlen oferta për ndihmim apo shërbim, po e shfrytëzoj për t’ju lutur të na bashkëngjiteni në betejën për ruajtje të rrallësive natyrore në Ohër! Për shkak se edhe trashëgimtarët tuaj dhe e gjithë bota do të jetë falënderues dhe do t’ju bekojë”, thuhet në letrën e Ilina Arsovës, alpinistja e parë maqedonase që është ngjitur në majën më të lartë të botës – Mont Everest – me të cilën ajo i drejtohet kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, për shkak se, siç thotë, “ai është i fuqishë, për të vendosur, por është i fuqishëm edhe për të parandaluar.”
CIVIL Media bisedonte me Arsovën për motivin dhe qëllimin e saj për ta shkruar këtë letër dhe për efektet që projekti për ndërtimin e “Plazhit Mediteran” në Lagadin do t’ia kishte shkaktuar natyrës.
Ajo flet për problemet dhe shpërfilljen me të cilat përditë përballen anëtarët e nismës SOS Ohër dhe për hedhjen e përgjegjësisë te organet kompetente. Arsova pyet edhe se kush është ai që po motivohet ta realizojë këtë projekt dhe se a është i vetëdijshëm për dëmin që po ia bën Liqenit të Ohrit?