Lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras gjatë zgjedhjeve brenda partiake, është rizgjedhur për kryetar të partisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Cipras nuk kishte kundër kandidat, ndërsa pas përfundimit të votimit, i cili për shkak të interesit të madh u vazhdua për një orë, lideri i partisë opozitare u përqendrua në pjesëmarrjen masive në proces, theksoi se janë përfshirë mbi 110.000 anëtarë të rinj dhe se është bërë “hap i madh, i rëndësishëmqë sërish të kthehet shpresa në vend”.
“SYRIZA, me 30.000 anëtarë, në të kaluarën fitoi në tre raunde të zgjedhjeve. SYRIZA, me 172.000 anëtarë sot, sigurisht do të jetë partia e parë me dallim në zgjedhjet e ardhshme, atëherë kur Micotakis do të vendos të shpallë zgjedhje”, theksoi Cipras, Shtoi se SYRIZA u bë “partia më masive me anëtarë masiv në Greqi dhe një nga partitë më masive të të majtës në tërë Evropën”, që sipas tij është “sukses jashtëzakonisht i rëndësishëm”.
Përveç për kryetar, anëtarët e SYIZA-s votuan edhe për anëtarët e Komitetit qendror të partisë.