Perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë dhe është qëllim strategjik i Bullgarisë, deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, njofton MIA.
Megjithatë, integrimi i saj nuk mund të ndodh pa paraprakisht të garantohen të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të pengohet gjuha e urrejtjes, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Këtë e tha Radev në hapjen e konferencës “Perspektiva evropiane për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Konferenca mbahet në ditën kur shënohen 119 vjet nga vdekja e Goce Dellçevit. Radev, gjithashtu, thekson se Bullgaria dëshiron t’i zgjidhë çështjet kontestuese politike me Maqedoninë e Veriut para fillimit të negociatave për anëtarësimit në BE, sepse në dekadat e fundit ka shumë raste në marrëdhëniet në të cilat besimi bullgar nuk ishte arsyetuar nga Maqedonia e Veriut.
“Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe futja e një fjale – bullgarë, së bashku me popujt tjerë të ndërtimit të shtetit, në vend do të thitë se e pranon idenë evropiane”, deklaroi Radev.
Ai, gjithashtu, pyeti se nëse tani nuk mund të sigurojnë shumicë prej 2/3 në parlament për ta bërë këtë, cili do të jetë vullneti i autoriteteve për t’i realizuar kriteret nga Kopenhaga për anëtarësim në BE. Sipas presidentit bullgar Radev, moszgjidhja e çështjeve politike midis dy vendeve fqinje e bllokon edhe shkëmbimin e të gjitha zonave të tjera.