Goce Dellçevi ishte lider i idesë për shtet të pavarur maqedonas, të cilin e kanë ndarë forcat progresive të tërë Ballkanit të atëhershëm, ndërsa idealet dhe angazhimet e tij mbeten edhe sot obligim i yni i përbashkët që të vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin si vend përparimtar demokratik dhe ekonomik, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski me rastin e 119 vjetorit nga vdekja e revolucionarit maqedonas, njofton MIA.
“Sot, në ditën e vdekjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, i nderojmë jetën dhe veprën e tij si inspirator dhe inciator të organizatës revolucionare maqedonase dhe i shprehim nder ndaj kontributit të tij historik për realizimin e idesë historike për të drejtën e maqedonasve që ta realizojnë ëndrrën shekullore për shtet të pavarur”, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Kovaçevski.
Porosia e tij, thotë Kovaçevski, për botën si fushë për garë kulturore mes popujve, deri sot nuk ka humbur nga aktualiteti i saj dhe e numëron Dellçevin në radhët e humanistëve botërorë.