Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Zhozep Borel paralajmëroi se edhe banka tjera ruse do të përjashtohen nga SWIFT, raporton MIA.
Gjatë vizitës në Amerikën Jugore, Borel nuk precizoi se cilat banka të reja ruse do të përjashtohen nga ky sistem bankar.
“Në sektorin financiar më shumë banka ruse do të përjashtohen nga sistemi SWIFT, ndërsa në sektorin energjetik kërkojmë masa të cilat në mënyrë të konsiderueshme do të ndikonin në importin e naftës ruse”, tha Borel.
Pas fillimit të intervenimit ushtarak rus ndaj Ukrainës, BE-ja ka miratuar pesë pako sanksione kundër individëve, organizatrave , sektorit financiar dhe energjetik në Rusi. Tani bisedohet për pakon e gjashtë të sankisoneve. Si pjesë e sanksioneve financiare, shtatë banka ruse deri tani janë përjashtuar nga sistemi SWIFT.