Bashkimi Evropian shpalli 19 të punësuar në Misionin e Përhershëm të Rusisë në Union “persona non grata”. Kjo theksohet në kumtesën e shërbimit për Politikë të Jashtme të BE-së, të publikuar sot në Bruksel, njofton MIA.
“Mbi bazë të vendimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Zhozep Borel, 19 nëpunës të Misionit të Përhershëm të Federatës Ruse në BE në Bruksel janë shpallur persona non grata për kryerjen e aktiviteteve në kundërshtim me statusin diplomatik”, theksohet në kumtesë.
Në 48 orët e fundit, numri i përgjithshëm i diplomatëve të dëbuar rusë nga BE-ja ka mbërritur pothuajse 200 persona.