SHBA-ja do të shpenzojë 6,9 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga pushtimi rus dhe të mbështesë vendet-anëtare të NATO-s në bazë të projekt-buxhetit të publikuar sot nga administrata e presidentit Xho Bajden, njofton MIA.
Mjetet financiare do të përfaqësojnë shpërndarjen e fundit të ndihmës mbrojtëse të Uashingtonit pas pushtimit rus të fqinjit të saj muajin e kaluar dhe do të përdoren për të “rritur aftësitë dhe gatishmërinë e forcave amerikane, aleate të NATO-s dhe partnerëve rajonalë përballë agresionit rus”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.