Tani për tani nuk ka interes për akomodim kolektiv të refugjatëve ukrainas në vend, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrkovska, njofton MIA.
Në deklaratë për mediat pas shënimit të 30 vjetorit të formimit të Armatës, Petrovska tha se refugjatët të cilët vijnë në vend qëndrojnë tek të afërmit dhe miqtë dhe se tani për tani nuk shfrytëzohen objektet për akomodim kolektiv.
“Polonia është vendi i parë që kufizohet me Ukrainën dhe atje është koncentrimi më i madh i refugjatëve nga Ukraina”, tha Petrovska.
Theksoi se kryeministri ka biseduar me telefon me homologun e tij ukrainas dhe se vendi në pajtim me kapacitetet është i gatshëm të pranojë një numër të caktuar të refugjatëve.