Emanuel Makroni mbrëmë ka biseduar me Xho Bajdenin dhe Volodomor Zelenskin, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Shefi i shtetit francez i ka shprehur ngushëllim presidentit amerikan, pas vdekjes së gazetarit të revistës “Tajm” në Ukrainë.
Gjithashtu, “të dy shefat kanë rënë dakord që t’i përforcojnë sanksionet tashmë të ndërmarra kundër Rusisë, dhe t’i japin mbështetje Ukrainës dhe bashkërisht t’i ndërmarrin të gjitha nismat e dobishme për ndaljen e luftimeve”, theksohet në kumtesën e pallatit të Eliseut.
Makroni, në bisedë me Volodomir Zelenskin “e ka shprehur mbështetjen e plotë për ve din e tij dhe detajisht e shpjegoi ndihmën shtesë që Bashkimi Evropian ia dha në samitin në Versjaë.
Të dy shefat e shteteve kanë biseduar për vazhdimin e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës. Ata do të vazhdojnë të koordinohen ditëve në vijim”, theksohet në Pallatin e Eiseut.