Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryetarin i angazhuar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministrin e financave, Fatmir Besimi, në Londër takuan kryetarin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimi, Odil Reno-Baso, në kuadër të Samitit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Kovaçevski e vlerësoi si jashtëzakonisht pozitiv bashkëpunimin me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën Maqedonia e Veriut është partner për gati 30 vjet dhe në të cilën nga viti 1993 e deri më sot banka ka miratuar projekte thelbësore në sektorin publik dhe privat që kanë rëndësi të madhe për jetën e qytetarëve.
Në takim u theksua se nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe BERZH në nëntor të vitit 2020 paraqet një hap i rëndësishëm përpara kuadër të bashkëpunimit tonë, i cili njeh procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian përmes një kombinimi të investimeve dhe ndihmës teknike.
Progresi i Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane është mbështetur dukshëm nga BERZH, tha kryeministri Kovaçevski dhe theksoi se mbështetja e BERZH-it në periudhën e ardhshme në investimet e gazit natyror dhe pjesëmarrja e bankës në interkoneksionin ndërkufitar të gazit me Greqinë, Kosovën dhe Serbinë si dhe të tubacioneve për transmetimin e gazit natyror për korridoret kryesore të gazit Sveti. Nikoll-Veles dhe Gostivar-Kërçovë.
Kovaçevski në takim përshëndeti vendimin e BERZH-it nga Fondi Investues për Ballkanin Perëndimor për bashkëfinancimin e pjesës lindore të Korridorit 8 hekurudhor , seksioni i fundit Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë. Ky projekt është një nga prioritetet më të mëdha të Qeverisë, tha Kovaçevski, duke pasur parasysh se është pjesë kyçe e bisedimeve të fundit me palën bullgare, gjegjësisht është një projekt strategjik mbi të cilin grupi punues bilateral në sektorin e transportit është duke punuar në mënyrë aktive.
Kovacevski informoi Presidenten e BERZH Reno – Baso mbi Planin Strategjik të Investimeve 2021 – 2027 i cila ka për qëllim të inkurajojë rimëkëmbjen afatgjatë, duke u fokusuar në investimet kryesore produktive dhe infrastrukturën e qëndrueshme, veçanërisht në fushat e tranzicionit të gjelbër dhe digjital, konkurrencës së sektorit privat, forcimit të inovacionit dhe zhvillimi i sektorëve bazë shoqërorë, si dhe forcimi i procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Presidentja e BERZH-it, Odil Reno-Baso, përshëndeti rolin udhëheqës që ka Maqedonia e Veriut në bashkëpunimin rajonal dhe shtoi se lidhja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është jetike për perspektivat ekonomike dhe stabilitetin politik të rajonit.