Një grup i ri prej 39 qytetarëve të Afganistanit të cilët përkohësisht qëndronin në vend, paradite nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit shkuan për Kanada e cila iu siguroi qëndrim në kuadër të aksionit të bashkuar global për ndihmë të civilëve afganë. Bëhet fjalë për të punësuar, bashkëpunëtorë dhe anëtarë të familjeve të tyre, të organizatës ndërkombëtare “Partneritet i Hapur Qeveritar” (Open Government Partnership – OGP) kur Maqedonia e Veriut është anëtare zyrtare.
Në kuadër të misionit të shpëtimit, në Maqedoninë e Veriut për momentin po qëndrojnë 503 qytetarë afganë të cilët janë të kujdesur nga institucionet me gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme. Nga vendi deri më tani u larguan 217 civilë në të cilin qëndrim i përhershëm iu siguruan më shumë shtete në botë.